AAK me akuza ndaj Qeverisë Kurti: Po tenton të kap institucionet!

Aktuale

AAK me akuza ndaj Qeverisë Kurti: Po tenton të kap institucionet!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:53
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri nuk është pajtuar që të futet në rend dite emërimi i bordit të ARKEP dhe raporti i AKP-së.

Tahiri ka thënë se qëllimi i vetëm këtu është kapja e institucioneve nga ana e Qeverisë.

“Grupi Parlamentar i AAK-së  e sheh këtë qasje dhe këtë logjik të kontrabandimit të temave në seancë, si një logjik shumë të gabuar. Emërimi i bordit të ARKEP dhe shkarkimi i bordit të AKP, është logjika që ne që kemi thënë që kjo qeveri ka synim kapjen e institucioneve. Këtë çështje nuk e kemi diskutuar në mbledhje të kryesisë, dhe i vetmi qëllim këtu prapë po e them është kapja e institucioneve rend me rend”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se si AAK janë kundër kësaj dhe kërkuan që këto tema të diskutohet në një seancë tjetër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat