Po vazhdon të mbahet seanca, me diskutime të shumta.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot para deputetëve të Kuvendit se qytetarëve u ka premtuar se do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe këtë do ta bëjë.
Kurti tha se për ta shuar AKP-në, fillimisht në Kuvend duhet të votohet për shkarkimin e Bordit të tij dhe më pas emërimin e ri të Bordit.
“Kemi thënë se do të shuhet dhe do të shuhet. Për që të shuhet AKP duhet të shkarkohet Bordi aktual…”, tha Kurti.