Naser Pajazitaj është dënuar sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna e Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta e ka vrarë Donjeta Pajazitajn.
Rasti ishte rikthyer në rigjykim në vitin 2019.
Më poshtë, momenti kur gjyqtari shpall aktgjykimin: