Kryetar i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka nisur me batuta seancën e Kuvendit pas pauzës.
Konjufca ka kërkuar nga deputetët e pranishëm që të thërrasin kolegët e tyre pasi në sallë janë vetëm 46 deputetë.
“Mobilozohuni, thirrni kolegët se vetëm 46 deputetë jemi, bëhuni më aktivë”, ka thënë Konjufca.
Pas kësaj ai ka thënë se nëse heqen mëditjet nuk do t’i nxinte salla deputetët.