Arben Gashi flet për përplasjen me Hekuran Muratin dhe Saranda Bogujevcin

Aktuale

Arben Gashi flet për përplasjen me Hekuran Muratin dhe Saranda Bogujevcin

Më: 27 maj 2021 Në ora: 15:33
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka pasur sot një përplasje me kryesuesen e seancës, Saranda Bogujevci dhe ministrin e financave, Hekuran Murati.

Por, sipas Gashit ngjarja nuk ka ndodhur ashtu siç është paraqitur.

Sipas tij, ai ka ndërhyrë pasi ministri Murati i ka kërkuar Bogujevcit që mos ta lejojë opozitën të flasë.

“E vërteta është që ministri i Financave ju drejtua kryesuese që të mos ua jep fjalën deputetëve dhe më tha mu që s’keni me fol. Ashtu ndodhi. Kryesuesja e seancës i mori urdhrat dhe nuk la debat dhe nuk ua dha të drejtën e debatit dhe diskutimit për rend dite deputetëve. Është e palogjikshme dhe e paarsyeshme. Po ndodh disa herë në këtë legjislaturë dhe mendoji që po e dëmton demokracinë”, ka thënë Gashi.

Në ndërkohë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, pati fjalosje mes kryesueses së sotme të seancës, Saranda Bogujevci të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve të opozitës.

Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i tha kryesueses që t’i kërkojë ministrit Hekuran Murati të mos përzihet me punë të Kuvendit, duke i thënë “le të ulet në both”, për çka Bogujevci i ktheu që “me atë fjalor nuk të lejoj me u qas, andaj shko ulu në vendin tënd”.

Ndërkaq, pas kësaj, Armend Zemaj iu drejtua Bogujevcit me fjalën “sa naive”, duke aluduar që ajo si kryesuese nuk po di ta menaxhojë seancën si duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat