Po vazhdon emërimi i zëvendësministrave në Qeverinë Kurti2, shkruan "Bota sot".
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra.
Gjatë takimeve me ta, Kurti u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre., shkruan "Bota sot".
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
