Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancën plenare të Kuvendit ka kërkuar që të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Sipas tij, privatizimi e ka bankrotuar Kosovën.
“Data 27 le të jetë datë kur edhe universitetet tona do të mësojnë për pasojat e një procesi shkatërrues siç ishte AKP”.
Seanca po vazhdon për raportin e AKP-së, për të cilin pozita po kërkon të mos miratohen në mënyrë që të shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje, si dhe emërimi i bordit të ri.