Haxhiu: Do të iniciojmë proces hetimor ndaj Qeverisë për manipulim me numrin e vdekjeve nga COVID-19

Aktuale

Haxhiu: Do të iniciojmë proces hetimor ndaj Qeverisë për manipulim me numrin e vdekjeve nga COVID-19

Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:19
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka paralajmëruar Qeverinë se do të inicojë proces hetimor ndaj saj se ka manipuluar me numrin e vdekjeve nga COVID-19.

Ai ka thënë Qeveria Kurti ka manipuluar me numrat e të vdekurve.

“Kryeministër dhe këta deputetë tu prej datës 22 mars kur e ke marrë qeverinë, duke e manipuluar numrin prapë kanë vdekur 480 qytetarë të Kosovës, duke e manipuluar numrin e rasteve të vdekjes duke u përpjekur ta fshehin.

Do të iniciojmë proces hetimor”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat