Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, rreth shkarkimit të Bordit të AKP-së.
Sipas saj, shefi i ekzekutivit duhet të sqarojë se për çfarë vjedhje konkrete bëhet fjalë.
“Po përmend për shitjen e fabrike. Ky bord që po e shkarkon. Ju e dini që nga marsi i vitit 2020 këta e kanë çdo aktivitet nga Qeveria Kurti. Pyetja është shumë e thjeshtë. Për neve si deputet dhe Bordin në fjalë.
Për çka e bën përgjegjës këtë bord., për cilat shitje, privatizim, për çfarë hajnie. Janë lodh qytetarët. Ky bord, çka ka qit në shitje, çka ka vjedhë”, është shprehur ajo.