Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku debati mbi organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19 është shtyrë për javën e ardhshme.
Në pikat e fundit të rendit të ditës, deputetët formuan komisionin Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të RTK-së dhe formimin e një komisioni tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.
Ndërsa, për ndryshimin e emërtimit të Komisionit për Shëndetësi nuk pati kuorum.
Kuvendi sot ka shkarkuar Bordin e AKP-së, ndërsa ka emëruar Bordin e ARKEP-it.