Ahmet Tahiri, avokati i të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, Naser Pajaziti, ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, për burgim të përjetshëm është skandaloz, meqë, sipas tij, s’ka asnjë provë të vetme, qoftë materiale, qoftë nga ana e dëshmitarëve.
“Gjyqtari tha se i pandehuri Naser e merr të ndjerën Donjeta dhe vazhdon për në bjeshkët e Strellcit. Për këtë pretendim janë dëgjuar mbi 24 dëshmitarë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka pa nëse Donjeta ka hipur në veturën e të akuzuarit Naser apo jo”.
Avokati Tahiri ka thënë se për provë materiale janë marrë disa kamera të shtëpisë që janë ekzaminuar në Ankara dhe që kanë vërtetuar se në veturën e tij s’ka pasë asnjë person.
“Prandaj, e kemi quajtur skandaloz, të pabazuar në prova dhe fakte dhe jemi kureshtarë se si kjo gjykatë do të arsyetojë vendimin me shkrim”.
Tahiri ka thënë se edhe vetë familja e Donjeta Pajazitit nuk e besojnë që Naseri e ka kryer vrasjen.
“Ata mendojnë që e kanë kryer në bashkëpunim me dikë tjetër, gjë që nuk është e vërtetë. Hartografia e telefonave ka ardhur nga posta e Kosovës që Naser Paraziti s’ka qenë në vendin e ngjarjes dhe kjo s’është marrë parasysh”.
Tahiri ka thënë se posa të marrin aktgjykimin do to shfrytëzojnë krejt mjetet juridike për t’u ankuar.