“Kohë të vështira për Serbinë”, Aleksandër Vuçiq alarmon serbët për Kosovën

Aktuale

“Kohë të vështira për Serbinë”, Aleksandër Vuçiq alarmon serbët për Kosovën

Më: 27 maj 2021 Në ora: 21:32
Aleksandër Vuçiq

Aleksandër Vuçiq ka thirrur në një takim urgjent ambasadorin grek në Beograd pas lajmeve dhe informacioneve, që tha se kishte marrë në rrugë zyrtare, sipas të cilave Athina po përgatitej që të njihte Kosovën.

Vuçiç tha se me ambasadorin grek kishte pasur një bisedë të sinqertë, ndërsa në deklaratën e shpërndarë për shtyp thuhet se kryediplomatit grek i ishte ngritur shqetësimi për zërat që flasin për njohjen e Kosovës.

“Unë besoj të miqësia serbo-greke dhe shpresoj që Athina të mos e marrë këtë vendim, që jo vetëm do të ishte një precedent i rrezikshëm, por edhe bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”, tha Presidenti serb.

Sipas Vuçiq, Serbia njohja e Kosovës nga Greqia do t’i hapte rrugë edhe njohjes nga katër vende të tjera të Bashkimit Europian, që ende s’e kanë ndërmarrë këtë hap.

Vuçiq foli për një periudhë të vështirë për Serbinë.

“Në ditët në vazhdim pres vizita të shumta në Beograd dhe të gjitha për të ushtruar presion ndaj nesh. Do të ketë përpjekje për të siguruar pavarësinë e Kosovës përmes nismave rajonale. Mund të na ofrojnë zgjidhje që mund të duken si të mira në pamje të parë, por pas tyre de fakto mund të qendrojë njohja e Kosovës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat