Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës e shkarkoi bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ku nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se kjo agjenci nuk i ka shërbyer ekonomisë së Kosovës.
E pas shkarkimit të bodtit të AKP-së, ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt. Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran”, ka shkruar Kurti.
“Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”, shkruan kryeminsitri Kurti, përcjellë “Bota sot”.