Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Qeveria e Kosovës synon barazim me Serbinë, dhe jo reciprocitet të formës sikur në Qeverinë Kurti 1.
Në pyetjen e gazetarit, se Kurti kishte premtuar se “reprociteti është çështje ditës, javësh, dhe assesi muajsh” pas marrjen se qeverisë, Abazi tha:
“Po ta vinim reciprocitetin javën e parë apo të dytë të qeverisjes, do të ishin po këta njerëz që do të thonin na prishët punët me Evropën, na i prishët punët me Amerikën”
Tutje Abazi tha se tani janë të përkushtuar të arrijnë barazi me shtetin serb, por pa bërë shumë zhurmë.
“Ne jem të përkushtuar që ta arrijmë barazinë me Serbinë, sepse gjithçka që ka ndodhë edhe në të kaluarën, edhe gjatë luftës, dhe pas luftës, Serbia ka tentuar të bëjë një gjë pabarazinë që Serbia dhe serbët janë këtu, shqiptarët diku atje. Nëse herën e kaluar e kemi vendos reciprocitetin, dhe kemi arritur që të ruajmë integritetin territorial të vendit duke mos hyrë në pazare të cilat ishin të përgatitur për ndarje dhe ndryshim të kufijve, kësaj radhe do të bëjmë reprocitetin në mënyrën të cilën e kemi menduar, ndryshimin e strukturës së menaxhimit të doganave, përgatitjen e institucioneve përkatëse për ti bërë reciprocitetin çoftë sporadik që e bënë Serbia, qoftë atij sistematik, dhe në mënyrën e mençur do të bëjmë barazinë pa bërë shumë zhurmë”, tha Abazi.