A ka vendim për heqjen e orës policore? Flet ministri i Brendshëm

Aktuale

A ka vendim për heqjen e orës policore? Flet ministri i Brendshëm

Më: 28 maj 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka folur për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë dhe për masat që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Sveçla ka thënë se nuk ka informacion nëse do të hiqet ora policore në vend, duke theksuar se ky është vendim që merret nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për marrjen e vendimeve të caktuara. Nuk jam i njoftuar me detaje meqenëse është vendim që e merr Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Sveçla.

Ai shtoi se ka fatkeqësisht ka policëqë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 dhe shtoi se policët me sëmundje kronike do të kenë prioritet në vaksinim.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dje ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat