Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, po thotë se derisa Qeveria e Kosovës ka dështuar të sigurojë vaksinat anti-Covid, miqtë e Kosovës janë ata që duhet falënderuar.
"Derisa Qeveria e Kosovës ka dështuar të sigurojë kontratë për furnizim me vaksina, sot miqtë e Kosovës nga Aleanca Gavi të COVAX na kanë dhuruar edhe 100,620 vaksina.
Faleminderit miqve dhe partnerëve të Kosovës edhe për donacionet e mëhershme të vaksinave të dhuruara.
Deri më tani nga donatorët Kosova ka pranuar 178 020 vaksina, ndërsa Qeveria Kurti 2 ka siguruar zero vaksina.
Për shkak të dështimit të Qeverisë Kurti 2 në sigurim të vaksinave, Qeveria e Serbisë ka vaksinuar afro 28 000 qytetarë në Kosovë me vaksinat Anti-COVID-19", ka shkruar Haxhiu në Facebook.