Avokati i Gucatit: Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë, këtu po thonë gënjeshtra

Aktuale

Avokati i Gucatit: Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë, këtu po thonë gënjeshtra

Më: 28 maj 2021 Në ora: 07:10

(E plotësuar 14:05) - Duke diskutuar rreth nxjerrjes së materialit provues, mbrojtja e Hysni Gucatit ka deklaruar se nuk do të jenë të gatshëm as më 14 qershor që ta publikojnë dosjen e tyre paraprake. Për këtë, ata kanë fajësuar Zyrën e prokurorit të specializuar, duke thënë se kjo e fundit i ka “befasuar” vazhdimisht me publikime të dosjeve të reja, që janë shumë voluminoze.

“S’jemi gati më 14 qershor për publikim të dosjes paraprake. Nuk dua që materialet t’i nxjerrim dhe pastaj të dalin dosje të papritura (nga prokuroria). Kërkoj nga Gjykata që ta ndryshojë këtë. Do përpiqemi ta bëjmë një listë të dokumenteve me materiale”, ka thënë avokati Jonathan Rees.

Ai ka thënë se ZPS-ja kishte përfunduar me dorëzimin e materialeve më 19 shkurt, dhe se nuk e kupton sesi kjo e fundit kishte vazhduar me publikim të dosjeve shtesë.

“Në konferencën e dytë më 24 shkurt thanë se Prokuroria i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj. Në atë fazë ishin nxjerr afro tre mijë faqe material. “Mbrojtja kërkoi në atë fazë e megjithatë ishin vetëm tre mijë faqe, aty ishin materiale të transkriptuar me shumë orë dhe me video. Ne parashikuam si mbrojtje që do të kishin detyrimin që të bënim hetimet tona lidhur me to”, është shprehur ai.

***

Avokati i Gucatiti, Jonathan Elystan Rees ka thënë sot se pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë. Madje ai tha se prokurorët janë duke thënë gënjeshtra në gjykatë.

Rees deklaroi se ZPS-ja i ka ndryshuar afatet për dorëzimin e dosjes paraprake të nxjerrjes së materialeve.

“Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë. Këtu po na thonë gënjeshtra. Në seancën e parë, për ecurinë e çështjes u caktuar një afat 19 shkurti 2021 për nxjerrjen e materialeve dhe në atë konferencë ata thanë se nuk kanë shumë materiale për të nxjerrë.  Në konferencën e dytë më 24 shkurt thanë se Prokuroria i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj. Në atë faze ishin nxjerr rreth 3 mijë faqe material. Mbrojtja kërkoi në atë faze e megjithëse ishin vetëm 3 mija faqe, aty ishin materiale të transkriptuar me shumë orë dhe me video. Ne parashikuam si mbrojtje që do të kishin detyrimin që të bënim hetimet tona lidhur me to. Kërkuam që me 2 korrik 20210 të ishte afati për dorëzimin e dosjes paraprake të cilën ne ende mendojmë se do ta dorëzojmë”, ka thënë ai.

Kritika ai pati edhe për vendosjen e afatit për sjellën e dosjes paraprak, siç tha ai, dy javë para kohe.

“Pas konferencës së dytë ju nxorët nja kalendar përmbledhës që solli përpara afatin për sjelljen e dosjes paraprake me 24 qershor pra dy javë më herët se sa ishte e përcaktuar. Në konferencën e tretë për ecurinë e çështjes, prokuroria përmendi dy kërkesa që ende nuk kishin marrë përgjigje e qu u ishin bërë palëve të tjera. Nuk kishte detaje se kush është pala e tretë, si janë nxjerr materialet, sa ka material e të tjera”, deklaroi më tutje ai.

Ndër të tjera ai deklaroi se nuk e kupton ZPS-në kur thotë se pjesa më e madhe e materiale ishin përfunduar më 19 shkurt.

“Pjesa më e madhe e materialeve të dorëzuara nga ZPS-ja ishin përfunduar me 19 shkurt. Nuk e kuptoj se çfarë kuptimi i japin ata kësaj fjale, sepse nuk besoj që është në kuptimin matematik. Çfarëdo që kishte mbetur pa u dorëzuar nga këto materiale nuk do të ishte shumë voluminoze dhe ata e përfaqësuan këtë përshtypje dhe thanë se çfarëdo materiale që do të vinte do të mund të dorëzohej me 9 prill. Në konferencën e kaluar, të katërtën pra për ecurinë e çështjes u bënë disa nxjerrje të tjera materialesh”, ka thënë ai.

***

Është duke vazhduar seanca ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, në Gjykatën Speciale në Hagë. Kërkesë e mbrojtjes së dyshes gjatë kësaj seance ishte edhe lehtësimi i masave për lejimin e kontaktit fizik të mbrojtësve me klientët dhe vizitat familjare.

Avokati i Gucatiti,  Jonathan Elystan Rees ka kërkuar caktimin e një date se kur do të hiqen këto kufizime për të paraburgosurit në Hagë.

“Ne jemi mirënjohës që me 4 qershor të fillojë procesi i vaksinimit. Ne kemi kuptuar nga zyra që të gjithë edhe stafi edhe të burgosurit do të vaksinohen deri më 4 qershor. Ne e kuptojmë që mund të ndodhin gjëra të paparashikuara, ne duam caktimin e një date për heqjen e kufizimeve lidhur me kontaktin fizik të mbrojtësve dhe vizitave familjare. Është e natyrshme që kur të gjitha palët të jenë të vaksinuar të hiqen këto masa. Kjo është kërkesa e jona”, ka thënë avokati i Gucatiti.

Në ndërkohë Toby Cadman, avokati i nënkryetarit, Nasim Haradinaj tha se masat kufizuese për mos lejimin e vizitave familjare janë të papranueshme.

Ai më tutje deklaroi se të paraburgosurit i kanë marrë të dyja vaksinat, dhe se tek rojet e burgut qëndron problemi.

“Duhet që të lejohet vizita për z.Haradinajn. sic e di z.Haradinaj i ka bërë të dyja vaksinat, e poashtu edhe të tjerët. Problemi është tek rojet e burgut dhe ndoshta kufizimet nuk do të hiqen deri në muajin korrik. Kjo është e papranueshme. Ne kemi kërkuar edhe këshilla mjekësore dhe na kanë thënë që këshillat që kanë marrë nga mjeku nuk janë me shkrim”, deklaroi ai.

Lidhur me këtë çështje, në Speciale janë deklaruar edhe nga Zyra administrative.

Një nga përfaqësuesit e kësaj zyre tha se një gjë e tillë ende nuk mund të lejohet për shkak se sipas tij, masat janë në fuqi për tërë Holandën dhe jo vetëm për Gjykatën Speciale.

Më tutje ai tha se në fillim të muajit qershor të paraburgosurit në Hagë do të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

“Gëzohemi vetëm për nevojën për shëndetin e të gjithë të burgosurve për shkak të pandemisë. Ne i respektojnë rregullat që janë vendosur për të gjithë në Holandë. Kufizimet shikohen vazhdimisht. Është dëshira dhe synimi jonë që të hiqen këto kufizime. Vaksinimi i dytë i të paraburgosurve është parashikuar për në në qershor. Ka edhe persona të tjerë, si rojet e burgut e të tjerë që mund të kenë ndikim në politikat që ndiqen”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se edhe në të ardhmen do të kërkojnë që këto masa të hiqen.

“Qasja e zyrës administrative është që të bëjmë heqjen e kufizimeve. Pra, thjesht doja të theksojë edhe njëherë këtë gjë. Ne duam që kufizimet të hiqen dhe do të vazhdojmë që të  mendojmë kështu edhe në të ardhmen”, deklaroi zyrtari administrativ”, tha më tutje ai.

Aktualisht në Hagë të paraburgosur janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pejtër Shala, Hysni Gucati dher Nasim Haradinaj. 

Nis seanca ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Ka nisur konferenca e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

​Sot seanca e radhës ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Sot në orën 11:00 do të mbahet konferenca e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs.

Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më 24 dhjetor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi Haradinajt dhe mohoi kërkesën e tij për një seancë dëgjimore për këtë çështje.

Më 5 janar Haradinaj ka apeluar ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, por Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat