Ministri i jashtëm grek javën tjetër në Kosovë

Aktuale

Ministri i jashtëm grek javën tjetër në Kosovë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:04
Nikos Dendias

Javët e fundit, mediat e rajonit kanë shkruar se Greqia është duke shqyrtuar njohjen e shtetit të Kosovës, pasi po ndryshojnë raportet midis Kosovës dhe Greqisë.

Mësohet se ministri i jashtëm grek do ta vizitojë Kosovën më 4 qershor. Kjo do të jetë hera e dytë që një ministër i jashtëm i Greqisë e viziton vendin zyrtarisht.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do ta vizitojë Kosovën më 4 qershor dhe do të takohet me liderët institucionalë.

Dendias do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurtin, me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe me homologen e tij Gërvalla-Schwarz.

Pas shumë reagimeve mediatike se çka po ndodhë me raportet midis Kosovës dhe Greqisë, duke aluduar se kjo e fundit shpejtë do ta njohë Kosovën shtet të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat