Zëvendës-ndihmës sekretari, Mathew Palmer javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën.
Këtë e ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kjo ambasadë në një përgjigje ka thënë se Palmer do të takohet për zyrtarë qeveritarë.
“Javën e ardhshme, Zëvendës-ndihmës sekretari, Mathew Palmer do të qëndrojë në Prishtinë, për t’u takuar me zyrtarët qeveritarë për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.