“Ushtria jonë”, Presidentja Osmani publikon foto madhështore të FSK-së

Aktuale

“Ushtria jonë”, Presidentja Osmani publikon foto madhështore të FSK-së

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:18
“Defender Europe 21”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK’së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë marrë pjesë sot në përmbyllje të ushtrimit “Defender Europe 21”.

E nga atje Osmani ka publikuar një foto madhëshore të FSK’së.

Osmani, tha se sot po e sheh të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak, të secilit qytetar që kanë pritur me dekada të tëra që të shohin demonstrime ushtarake përkrah aleatëve strategjik, e veçanërisht duke demonstruar profesionalizëm me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“E themi kumbueshëm sot se përtej lumturisë që ne a sjell demonstrimi i përbashkët ushtarak, gatishmëria për ta thelluar partneritetin strategjik me aleatët tanë perëndimor është e paluhatshme… 22 vjet më parë gra e burra, të udhëhequr nga ideali i lirisë u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së, dëshmuan këmbënguljen për ta fituar lirinë, patën guximin dhe vendosmërinë për të qëndruar fortë në kauzën e lirisë. Mbi të gjitha patën fatin të vepronin nën flamurin e një aleance të fuqishme me perëndimin të krijuar ndër vite me urti e durim”, u shpreh presidentja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat