A do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së? Flet Hajredin Kuçi

Aktuale

A do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së? Flet Hajredin Kuçi

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:27
Hajredin Kuçi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në proces të reformave për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re.

Kjo për shkak se partia e dytë në pushtet aktualisht është me ushtrues detyre të kryetarit, të cilën e ushtron Enver Hoxhaj.

Hoxhaj e mori detyrën menjëherë pasi që ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, në nëntor të vitit të kaluar iu konfirmua aktakuza, nga Gjykata Speciale.

Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit e radhitën me përqindje mjaftë të ulët PDK-në.

Kjo parti arriti të sigurojë vetëm 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E, për shkak të këtij rezultati zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar në vazhdimësi që reformat në PDK janë të domosdoshme.

Ndër emrat e përfolur për kryetar të kësaj partie është përmendur edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Ai ka thënë se nuk ka ambicie për ta udhëhequr PDK-në.

“Nuk e kam atë ambicie për kryetar të PDK-së. I takon kryetarit ta bëjë projektin për koncepte dhe për ekipën”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se me kohë do ta ketë edhe qëndrimin nëse eventualisht do të marrë ftesë nga PDK-ja për t’u bërë pjesë e reformave.

“Nuk ka menduar për këtë. Me kohë do të kem qëndrim”, tha Kuçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat