Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, për shuarjen e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Ai ka kritikuar komandantët për blerje të tokave me 3.50 euro arin, përcjell Bota sot.
Lajçi ka thënë se babai i tij nuk ishte i “pasur”, siç po pretendojnë komandantët për baballarët e tyre.
Reagimi i Lajçit në Facebook:
Më n’fund e kuptova
Pse duhet, jo, s’duhet shua AKP-ja!
Se sot interneti qenka përplot çlirimtarë e komandantë.
Jo ata që po gjykohen për fajet tona, jo, po me këta që nga AKP-ja i paskan ble tokat tona për 3.50€ arin!
E unë fatziu i dashunuem n’plisin e dheut tim, kujtojsha se komandantët kanë pushkë e fishekë, kanë miliona zemra, por s’kanë pare për 200 e 250 hektarë tokë!
Po jo, ata po thonë babat i kemi pas t’pasun! E babat,(si ai i imi) kurrë s’punuen e kurrë pare s’paten!?
Eh sa naiv isha dikur e sa vonë e kuptova, se liria s’erdhi për secilin njësoj!
Sot kur i lexova emrat e tyre thashë: Ku ishin këta pasanikët që s’blenë si këta, apo edhe aty vlente vija e kuqe: Rri, mos e prek!