Ramiz Lladrovci kujton vëllain.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar vëllain e tij, heroin e kombit, Fehmi Lladrovci në ditëlindjen e tij.
“Urime vëlla ditëlindja! Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës, përgjithmonë të rinj e të pavdekshëm…”, ka shkruar Lladrovci.
Nëse do të ishte gjallë, Fehmi Lladrovci sot do të festonte ditëlindjen e 56-të.