Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit në Qeverinë Kurti I, ka cituar sot ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe protagonistin e aferës “Pronto”, Adem Grabovcin, pas raportimeve se nipi i zv.kryeministrit Besnik Bislimi është propozuar nga Qeveria Kurti II për anëtar të KSHSC-së, institucion ky që mbikëqyr Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.
“Siç pat thënë i madhi Adem Grabovci ”krejt Kosova janë nip e dajë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Sot mediat kanë raportuar se një familjar i Besnik Bisilimit pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Bëhet fjalë për Gëzim Tosunin, nipin e Besnik Bisilimit, që është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme.