Ish-ministri, Anton Quni, ka shkruar sot për Forcën e Sigurisë së Kosovës si nikoqire e stërvitjes “Defender Europe 21”, të udhëhequra nga ushtria amerikane.
Ai ka thënë se FSK-ja sot tregoi aftësitë e veta operacionale si dhe gatishmërinë për ndërveprim me aleatin tonë, Ushtrinë Amerikane, ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve tjerë.
Ja shkrimi i tij:
Krenaria jonë, #FSK, radhiti Kosovën përkrah 16 vendeve pritëse të ushtrimit “DEFENDER-Europe 21”.
Kjo është stërvitje vjetore e përmasave më të mëdha ushtarake në Evropë dhe Afrikë, nën udhëheqjen e partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast, FSK tregoi aftësitë e veta operacionale si dhe gatishmërinë për ndërveprim me aleatin tonë, Ushtrinë Amerikane, ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve tjerë.
#StrongerTogether
#DefenderEurope21
#KosovoSecurityForces
#KosovoUSA