Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Albin Kurti do të jetë shumë i përgatitur në lidhje me bisedimet në Bruksel.
Ai theksoi poashtu se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta ketë të lehtë përfundimin e këtyre negociatave duke e njohur qëndrimin e tij.
“Unë mendoj se duke e njohur e Kurtin dhe qëndrimin e tij nuk e ka të lehtë për t’i dhënë fund këtyre negociatave dhe këtyre bisedimeve.
Kurti do të jetë shumë i përgatitur për secilën pikë që do të diskutohet dhe jo si më parë që nuk është përcaktuar asnjë pikë nga delegacioni kosvarpara bisedimeve në Bruksel”, tha Bahtiri.