Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt në Kuvend, ku i drejtohet kryeministrit Kurti sesi ai u lirua nga burgu i serbisë dhe a e mban diçka peng shteti serb
Bahtiri e ka cilësuar këtë deklaratë si më skandalozen që ka bërë ndonjëherë Ramush Haradinaj.
Tutje ai ka dhënë edhe një shpjegim rreth deklaratë së kryeministrit Kurti në Bruksel ku fliste për kriminelët e luftës.
“Më skandaloze që kam dëgju naj herë prej Haradinajt është kjo deklaratë, shumë e ulët. Ne s’kemi shqiptarë kriminel lufte, luftën çlirimtare e kemi zhvillu në vendin tonë. Ma së paku e ka patur fjalën për Kosovën, opozita po mundohet me gjet shkak. Unë mendoj se kjo është e papranueshme për sicilin anëtar të LVV-së. Ne kemi mujt me shfrytëzu rastin edhe në fushatë me arrestimet, por ne i kemi mbrojt ata.” tha Bahtiri.