12 vjet radhazi u pasurua një oligark në Kosovë, Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit

Aktuale

12 vjet radhazi u pasurua një oligark në Kosovë, Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit

Nga: A.Zh Më: 28 maj 2021 Në ora: 21:36
Albin Kurti, mbledhja e sotme e Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marr vendim që t’i hapë rrugë largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e tjera.

Në një reagim në Facebook, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit, përcjell Bota sot.

Kurti ka theksuar se për 12 vjet me radhë, një oligark u pasurua përmes monopolit të homologimit të automjeteve.

Ligji tani shkon në Kuvendin e Kosovës, për ndryshim ose plotësim nga deputetët. 

Reagimi i Kurtit:

Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta.

Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L - 132 për Automjete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat