Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se deri në fund të vitit në Kosovë do të arrijnë 1.2 milion dozë vaksina Pfizer.
“Duhet të kuptoni një gjë, për shkak të shumë termave të konfidencialitetit që i kemi me kompaninë Pfizer, nuk mund të ju japim më shumë informata, por deri në fund të vitit pritet të arrijnë mbi 1,2 milion vaksina Pfizer”, ka thënë ai në konferencë për media
E, këtë e ka konfirmuar edhe shefi i Vitisë, kryeministri Albin Kurti, shkruan “Bota sot”.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se qysh në ditën e 66-të të qeverisjes, imunizohet viti 2021.
“Mbi 1.2 milion doza do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë. Pra, ka negociata të suksesshme tonat: urime komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë për arritjen e marrëveshjes me Pfizer!”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i kryeministrit Kurti:
Në ditën e 66-të të qeverisjes, imunizohet viti 2021.
Mbi 1.2 milion doza do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë.
Pra, ka negociata të suksesshme tonat: urime komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë për arritjen e marrëveshjes me Pfizer!