Ditën e djeshme është përmbyllur me sukses stërvitja fushore e njësive të FSK-së në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21”, shkruan “Bota sot”.
Njësitet e FSK-së kanë mbajtur stërvitje ushtarake pothuaj më e madhja deri më tani, me ushtarët e NATO-s, nën udhëheqjen e ushtrisë amerikane.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, u shpreh se stervitjet e djeshme janë rikonfirmim i një aleance të fortë si guri; e një aleance të pathyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Duke ushtruar përkrah forcave aleate, ne e rikonfirmuam edhe një herë orientimin tonë e, bashkë me të, e rikonfirmuam rrugën tonë të përbashkët drejt integrimeve euroatlantike. Për më shumë, sot rikonfirmuam se themelet e Kosovës qëndrojnë të forta dhe nuk ka kush që mund t’i lëkund ato”, ka shkruar Osmani në Facebook.
E, pikërisht ky postim i të pares së shtetit të Kosovës, ka ngjallur reagime pozitive nga ana e qytetarëve të Kosovës.
Shumica prej tyre i kanë dhënë një mbështetje të madhe Komandantes Supreme të Ushtrisë së Kosovës, shkruan “Bota sot”.
“Kosova me Forcat e veta Ushtarake po bëhet gjithnjë e më tepër një faktor sigurie dhe stabiliteti në rajon e më gjerë. Respekt zonja Presidente, Komandantja e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, ne si familje dëshmori kemi qenë dhe jemi në përkrahjen tuaj. Thjeshtë, erë shteti. E përjetova, me pas vdek isha shku me dy sytë qelë, për me pa ushtrinë tonë. Respekt Komandante e Supreme e Armatës”, shkruajnë disa nga qytetarët në postimin e Osmanit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/29/auto_31622276797.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/29/auto_11622276791.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/29/auto_21622276791.jpg)