Partia Socialdemokrate (PSD), ka vazhduar mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave të pandemisë.
Gjatë ditës së sotme, PSD gjendet në qytetin e Pejës, ku qytetarët pejanë, janë duke nënshkruar peticionin për faljen e gjobave të pandemisë.
Këtë peticion e ka nënshkruar edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në fotografitë e siguruara nga media shihet Muhaxheri, teksa nënshkruan peticionin.
Ky peticion do të nënshkruhet nga qytetarët në pothuajse të gjitha komunat e vendit.
Pas mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme, ai do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të mundësohet falja e gjobave të pandemisë.
Ekipi i Partisë Socialdemokrate, është duke lëvizur nëpër qytetet e Kosovës, në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë nënshkrimin e këtij peticioni.