Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës

Aktuale

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:49
Rrahim Tërnava dhe Enver Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zyrtarizuar kandidaturën e Rrahim Tërnavës për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës.

Hoxhaj tha se Tërnava përfaqëson vlerat e një qeverisje të dinjitetshme.

“Është ditë e veçantë për komunën por edhe për Kosovën meqenëse sot po e bëjmë publike kandidaturën e Rrahim Tërnavës. Fushë-Kosova është një komunë strategjike me një kandidatë që përfaqëson vlerat më të mira”.

“Jam i lumtur që në këtë ditë të bukur shoh sot shume qytetarë të Fushë Kosovës për ta mbështet kandidaturën e Ternavës”.

“Nuk ka qytet që këto vitet e fundit është ndërtua më shume se Fushë-Kosova dhe nuk ka qytet që është degraduar më shumë. Burimi që është kryetar i kësaj komune është burim i degradimit pa vizon e plan për përmirësimin e jetës në Fushë-Kosovë”.

“Jam këtu që sot ta shpalli zyrtarisht Rrahim Ternavën kandidat për kryetar të Fushë Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat