1.2 milionë vaksina për Kosovën, Armend Muja thumbon keq Qeverinë Hoti

Aktuale

1.2 milionë vaksina për Kosovën, Armend Muja thumbon keq Qeverinë Hoti

Nga: A.Zh Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:57
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja, ka thënë se sigurimi i mbi 1.2 milionë vaksinave anti-Covid, do të sigurojë rikthimin në normalitet ekonomik të vendit.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti II, për dy muaj punë, ka kompensuar ngathtësinë dhe pazotësinë e 9 muajve të Qeverisë së Avdullah Hotit, përcjell Bota sot.

“Janë siguruar 1.213.290 vaksina në marrëveshjen me Pfizer dhe do të vaksinohen 60% e popullsisë gjatë 2021. Shtoja kësaj edhe rreth 250,000 vaksina të siguruara nga donacionet. Kjo siguron rikthimin në normalitet ekonomik. Pra, as vaksina kineze, as ruse, as 500,000 por trefishi i tyre dhe Pfizer. Për dy muaj të Qeverisë Kurti II është kompensuar edhe ngathtësia/pazotësia e 9 muajve të Qeverisë paraprake”, ka shkruar deputeti Muja në një postim në Facebook.

Mbrëmë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka konfirmuar se Kosova ka arritur marrëveshjen me kompaninë Pfizer, për 1.213.290 vaksina, përmes së cilave synohet vaksinimi i mbi 60% të popullsisë./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat