Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Ajo e ka quajtur të vonshëm shkarkimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por ka thënë se për Qeverinë Kurti, që nga fillimi ishte i gabuar.
Teksa ka theksuar se vendi po hyn në fazën e vaksinimit masiv, Millaku ka paralajmëruar se shumë ngjarje të mira do të ndodhin, përcjell Bota sot.
Reagimi i saj në Facebook:
Bordi i privatizimit u shkarkua. AKP po shuhet. Vonë, por për ne që nga fillimi ka qenë e gabuar. Vetëm dje kanë ardhur 100 620 vaksina dhe po hyjmë në fazën e vaksinimit masiv.
Shumë punë të mira po bëhen. Ky është rezultat i mbështetjes së madhe popullore për Lëvizjen tonë. Besimi po kthehet me punë.
Shumë ngjarje të mira do të ndodhin, shumë rezultate të angazhimit do të korrim.