Nuk përfillet vendimi i ministrisë/ Albulena Haxhiu paralajmëron Xhafer Tahirin

Aktuale

Nuk përfillet vendimi i ministrisë/ Albulena Haxhiu paralajmëron Xhafer Tahirin

Nga: A.Morina Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:43
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë, ka bërë të ditur se kompanisë të cilës ia kanë shkëputur kontratën ka rifilluar punimet në pronën "Vicianium" në Vushtrri, shkruan “Bota sot”.

Ministrja kërkoi nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që t’i ndalojë këto keqpërdorime të pronës publike, pasi vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna.

“Ne jemi njoftuar që kompania ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës, kompania nuk guxon të rifillojë punimet.

I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës ta mbrojë pronën publike dhe po ashtu policisë që ta zbatojë vendimin e Ministrisë” shkroi ministrja Haxhiu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Reagim

Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën "Vicianium" në Vushtrri.

Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t'ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet.

Ne jemi njoftuar që kompania ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës, kompania nuk guxon të rifillojë punimet.

I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës ta mbrojë pronën publike dhe po ashtu policisë që ta zbatojë vendimin e Ministrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat