U paralajmërua nga ministrja e Drejtësisë/ Xhafer Tahiri me akuza ndaj Albulena Haxhiut

Aktuale

U paralajmërua nga ministrja e Drejtësisë/ Xhafer Tahiri me akuza ndaj Albulena Haxhiut

Nga: A.Morina Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:15
Xhafer Tahiri

Ministrja Albulena Haxhiu pak më parë kërkoi nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që t’i ndalojë këto keqpërdorime të pronës publike, pasi vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna.

Menjëherë, Xhafer Tahiri iu kundërpërgjigjë ministres Haxhiu, duke kërkuar nga ajo që problemet juridike të Ministrisë që i kanë krijuar, t’i zgjidhni vet!

Madje, Tahiri akuzoi Haxhiun se po ushtron presion publik e përmes telefonit.

“Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet!”, shkroi Tahiri në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Zonja Ministre,

Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve.

Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet!

Xhafer Tahiri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat