Donika Kadaj-Bujupi: Largimi nga politika ma ka lehtësuar jetën

Aktuale

Donika Kadaj-Bujupi: Largimi nga politika ma ka lehtësuar jetën

Më: 29 maj 2021 Në ora: 23:43
Donika Kadaj-Bujupi

Ish-deputetja e AAK-së dhe LVV-së, Donika Kadaj-Bujupi pas shumë viteve në politikë, në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte vendosur të mos garojë për një vend në parlament.

Ajo megjithatë thotë se ndjehet e lehtësuar që po pushon nga jeta aktive politike pasi ka më shumë kohë për veten dhe familjen.

“Prej vitit 2000 kjo është hera e parë që i jam kthyer vetes dhe jam larguar pak nga puna dhe angazhimet. Sidomos ikja nga politika ma ka lehtësuar jetën në këta gjashtë muajt e fundit. Vërtet ka qenë kohë për të refklektuar, relaksuar dhe për t’iu kthyer vetes më shumë”, deklaroi Kadaj-Bujupi në kanal 10.

Mirëpo ish-deputetja thotë se edhe familja po ankohen pasi i thonë “njëherë je marrë shumë me politikën e tash po merresh shumë me veten”.

Kadaj Bujupi tregon se ka dy fëmijë dhe se të njëjtit tashmë janë studentë në universitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat