Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se SHBA-të, do ta përdorë edhe dosjen e kryeministrit aktual Edi Rama, përcjell Bota sot.
Një gjë e tillë sipas tij, do të ndodhë kur t’i vijë koha.
“SHBA-të e kanë edhe dosjen e Edvin Ramës - do ta përdorin kur ti vijë koha”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, ku ka publikuar një fotografi të Ramës me George Soros dhe Alex Soros.
Më herët kreu i Republikanëve, kishte kërkuar që George Soros dhe Alex Soros, të shpallen persona të “padëshiruar” në Kosovë dhe Shqipëri.
“Klani Soros - po e çon Ballkanin në një rrugë pa kthim!!! George Soros dhe Alex Soros, të shpallen "persona non-grata" (persona të pa padëshirueshëm) në Kosovë dhe Shqipëri - siç e kanë bërë edhe shumë shtete të tjera. Nuk mund te jesh edhe me Sorosin edhe të jesh patriot!”, kishte shkruar Faton Kurti në Facebook./BS