Masat e reja anti-Covid të aprovuara nga Qeveria e Kosovës e që do hyjnë në funksion nga nesër do jenë lehtësuese edhe për ngasësisit dhe pasagjerët e automjeteve.
Sipas masave të reja, nuk kërkohet bartja e maskës brenda veturës në momentin kur ngasësi ndodhet vetëm apo edhe me një grup deri në 4 persona, pa marrë parasysh nëse janë familjarë apo jo.
Në manualin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në pikën 9, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:
9.1 Gjatë ecjes vetëm në ambient të jashtëm;
9.2 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;
9.3 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;
9.4 Gjatë ngrënies apo pijes.
Këto masa do fillojnë të aplikohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej nesër.