Naim Ismajli do të jetë përsëri kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Shtimes në zgjedhjet lokale.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi me anë të një postimi në Facebook.
Naim Ismajli është kryetari aktual i komunës së Shtimes.
Promovimi zyrtar i Ismajlit si kandidat do të bëhet sot në ora 15:00.