Ish-bashkëpunëtori i Rugovës publikon pamjet e papara: Koha kur Presidenti u shpall “Doktor Nderi” në Francë

Aktuale

Ish-bashkëpunëtori i Rugovës publikon pamjet e papara: Koha kur Presidenti u shpall “Doktor Nderi” në Francë

Nga: N. H Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:19
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adnan Merovci, njëherit njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa fotografi të papara deri më tani.

Merovci ka publikuar këto fotografi dhe ka treguar se prezent në këtë ngjarje ishin madhore ishte edhe Fadil Vokrri, Avni Spahiu, Daut Berisha dhe Alush Gashi.

“Më 1996, Presidenti RUGOVA u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë. Në këtë ngjarje me rëndësi prezent ishin edhe 4 njerëz të veçantë: Fadil VOKRRI, Avni SPAHIU, Daut BERISHA dhe Dr. Alush Gashi!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja postimi i Merovcit:

Më 1996, Presidenti RUGOVA u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë. Në këtë ngjarje me rëndësi prezent ishin edhe 4 njerëz të veçantë:

Fadil VOKRRI, Avni SPAHIU, Daut BERISHA dhe Dr. Alush Gashi!

CopyRight©Adnan MEROVCI

Image
Image

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat