Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur për akuzuat e opozitës, ndaj kryeministrit Albin Kurti, për bashkëpunim me Serbinë.
Lajçi ka ironizuar me këto akuza, duke thënë se tani me gjasë do ta akuzojnë edhe ish-komandantin Rrustem Mustafa-Remin, se ishte “spiun” i Serbisë. Remi së fundmi, ka deklaruar se Kurtin e kishte bashkëluftëtar në UÇK, deklaratë kjo e cila po bën bujë në vend, përcjell Bota sot.
Lajçi ka thënë edhe disa fjalë për gazetarin Baton Haxhiu.
Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:
M’ruej Zot prej synit t’keq t’shqiptarëve
Besoj se dikujt duhet me i besua, sa do që i besueshëm s’mbeti kurkush, pos tokës që s’flet.
Thashë tokës, se deshta me kursye Zotin n’qiell, që ban seri me krijesat e veta, e sidomos me shqiptarët!
Shyqyr që Pejgamberët s’kanë qenë kosovarë, se n’qafë marrë e kishin perendinë tue rrejtë, tue mashtrua, tue vjedhë, tue shti për njeni-tjetrin, sa kurrë gjaqet s’kishin pushua!
Që njizet vjet shkruejnë e flasin për vetvetën, se kush-kushin e vrau, kush-kushit ia bleu tokën, kush-kushin e spiunoi te serbi e kush-kushit ia ladroi nanën me ka krejt!
Për Batonin kurrë shkrimet s’pushojnë, bile edhe sot njeni po shkruejka se ai asht spiun, udbash, Stanishiq, Vuçiq...!
E kur t’ia kqyrish shokët këtij djalit t’Fazlisë, krejt janë patriota, komandanta, kryetarë partishë, e ma i besueshmi ndër ta Hashimi e Rama!
Krejt i thojshin spiun, veç krejt i shkojshin n’KLAN, kur e kishte njëfarë emisioni, bile u kënaqshin tue i thanë: Baton, ti e din qysh janë punët...medemek, ti je i informuem, i dijshëm, diplomat! Veç që s’i thojshin o t’lumtë na që t’kemi!
Unë sot budallakisht pyeta: A mos jam edhe unë spiun, pse lujta n’filmat e tyne? Por shpejt mu kujtua Bekimi, Faruku, Enveri, Abdurrahmani, Istrefi e thashë: Arti s’mund t’jetë tradhëti!
Kur Batoni duel n’Shqipni, (tue lanë borë këndej e tue gjetë dimën andej), këta patriotët nisën me i zbulua do spiuna t’ri.
Po, Albinin e kanë gjet, po i thonë ti je tue punua për Serbinë! Je i rrezikshëm, se Koshtunica me qëllim t’ka lirua për me ba llugë Kosovën e me i spiunua komandantat! Bile po del se agjentura serbe e paska çua edhe të Demaçi n’Shtabin e UÇK-së, e tash s’po i besojnë as komandat Remit, që po thotë: Kurti ishte ushtar i imi! Asht dro edhe Remi me dalë spiun si Albini!
Veç këtu e kanë mirë, se ushtarë pa armë e uniformë, kam pa veç ne hotel Rogner n’vitin ‘99!
Por unë dua me i besua dikujt e me shkua mbas dikujt, për me mujtë me i besua vetvetes e me dashtë atdheun, se nëse vazhdojmë me inatet tona, edhe tokës që e lavrojmë, e shalojmë, e p*shurrim çdo ditë, nesër kemi me i thanë ti je me UDB-në serbe!
M’ruej Zot prej synit t’keq t’shqiptarëve!
Dardani, 30.05.2021