Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Kurti do të jetë nën presion shumë të fortë ndërkombëtar, ka vetëm dy rrugëdalje

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Kurti do të jetë nën presion shumë të fortë ndërkombëtar, ka vetëm dy rrugëdalje

Nga: A.Zh Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:17
Albin Kurti

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka paralajmëruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të vihet nën presion të fortë ndërkombëtar, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Ai ka thënë se në këtë marrëveshje, Kosova do të dalë humbëse, ndërsa Serbia do të fitojë, pasi do t'i jepet autonomi e plotë enklavave serbe dhe veriut. Sipas Maralushës, në marrëveshje do të përfshihet edhe Trepça.

Ai ka thënë se Kurti i ka vetëm dy mundësi: të pranojë marrëveshjen në dëm të Kosovës, ose të dorëhiqet.

Reagimi i Maralushës në Facebook:

Dialogu me Serbinë, nuk do t’i sjellë asnjë fitore Kosovës. Serbia do të fitojë çdo gjë, e Kosova asgjë. Serbia është duke e përdorur dialogun si një biletë hyrëse për në Bashkimin Evropian dhe marrjen e fondeve monetare, që do të jenë në dispozicion, vetëm në qoftë se dialogu mbaron me sukses (për Serbinë natyrisht) me Kosovën.

Serbia do të jetë fituesja më e madhe e këtij dialogu, për arsye se Kosova do të jetë e obliguar t’i njeh kufijtë e rinj, që do të dalin prej këtij dialogu. Marrëveshja do të jetë ndërkombëtare dhe do të garantohet nga ndërkombëtarët. Kështu që Kosova nuk do të jetë në gjendje t’i kërkojë ato tokat shqiptare, që sot janë të okupuara nga Serbia, qysh nga vitet 1830-1912.

Qeveria e Kosovës do të jetë nën presion ndërkombëtar, që të arrijë një marrëveshje përfundimtare, ku Kosova do të dalë humbëse e Serbia fituese.

Shansi është që “Srpska Zajednica” me enklavat dhe Kosova Veriore, do të jenë faktori kryesor për arritjen e një marrëveshjeje.

Serbia do t’ia arrijë qëllimit të saj: autonomi të plotë për enklavat serbe dhe veriu dhe poashtu grabitjen e begatisë që ka kompleksi i Trepçës. Sipas kalkulimeve, Trepça e ka një pasuri më së paku tre trilionë dollarë amerikan.

Jam më se i sigurt që Albini do të jetë nën presion shumë të fortë ndërkombëtar, që të mbërrijë deri te një marrëveshje. Këtu, Albin Kurti i ka vetëm dy rrugëdalje: Nënshkruaje marrëveshjen, shpëtoje Kosovën që është në dëm dhe një humbje katastrofale, ose jep dorëheqje. Unë i rekomandoj Albinit, që të jep dorëheqje e të mos i përkulet (mos t’ia puth këmbët) Vuçiqit dhe aleatëve të tij (Spanjës, Sllovakisë, Greqisë, Rumanisë dhe Rusisë).

Albin, Ramush Haradinaj me nënshkrimin e tij ia fali Malit të Zi 8200 hektarë të tokës shqiptare, e Hashim Thaçi, ishte më se gati t’ia falte veriun e Kosovës Serbisë, por nuk ia arriti qëllimit, pasi nuk e lejuan miqtë e Kosovës, që të udhëtonte për në SHBA.

Zanat shqiptare dardane nuk e lejuan Hashimit, që t’ia mbërrinte qëllimit dhe e detyruan të kthehej në gjysmë të rrugës. Ju lutem Albin, mos e merr të njëjtën rrugë. Fat të mbarë dhe të dëshiroj më të mirat!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat