Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, u ka bërë një thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nxjerrin një vendim për faljen e gjobave.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook u kakërkuar atyre nxjerrjen e një vendimi për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë pandemisë.
Ja shkrimi i Haradinajt:
Të nderuar ish-kolegë deputetë,
Ju bëj thirrje që të nxirrni një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë këtyre 15 muajve.
Përtej politikave ditore, merreni një vendim të drejtë dhe dëshmoni unitet në përkrahje të qytetarëve tanë.