Ngjarjet e datës 31 Maj 2021
- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon homazhe me rastin e 22 vjetorit të Operacionit "Shigjeta" Pashtrik. (Varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës sÑ‘ Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
- Auditorit i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani dhe Auditorit i Përgjithshëm i Polonisë, Marian Banaś mbajn konferencën për media me rastin e perfundimit të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. (Hotel Emerald, ora 11:00)
- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon homazhe me rastin e 22 vjetorit të Operacionit "Shigjeta" Pashtrik. (Pranë memorialit të dëshmorëve në Gorozhup, ora 11:00)
- Komisioni për Shëndetësi formon grupet punuese për monitorim të zbatimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytahere Haskuka do të merr pjesë në inaugurimin e Qendrës së Karrierës dhe Kabinetit të Kuzhinës, në kuadër të javës së dyerve të hapura të Shkollës së Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”. (Ambientet e shkollës, ora 11:00)
- Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhes në të cilën do të bejë përgatitjet për interpelancën e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, , ora 12:00)
- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, Rrjeti i Grave të Kosovës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, organizojnë një aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës, duke lexuar kështu një deklaratë të përbashkët. (Para Rektoratit të Prishtinës, ora 13:00)
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton dhe miraton planin e punës së komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
- Me rastin e ndeshes me San Marinon, Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media dhe me pas nis stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:30)
- Kombëtarja e San Marinos mban konferencë për media dhe me pas nis stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)
- Komuna e Prizrenit mban dëgjimin e fundit publik për pranimin e propozimeve dhe kërkesave të qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 17:00)