Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj ka reaguar përmes një postimi në facebook, kundër Policisë së Kosovës.
Pronari i fabrikes Meka, thotë se kontrollat e shpeshta të Policisë që iu bëhet automjeteve me targa të huaja po ia prish imazhin e Kosovës.
Ai shkruan se në asnjë vend fqinj të Kosovës, kaq shumë patrulla në rrugë dhe as kontrolle nuk ka.
“Patrullat e shumta të policisë rrugore dhe kontrollet e tepërta sidomos të automjeteve me targa të huaja po ia prish imazhin Kosovës shumë!
Në asnjë vend fqinj të Kosovës nuk ka kaq shumë patrulla në rrugë e as kontrolle pa lidhje”, shkruan Piraj.