Kjo është një nga fotografitë e rralla ku shihen bashkë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ata shihen së bashku të veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me armë automatike në dorë.
Fotografia është dërguar në redaksi nga një lexues.
Edhe Veseli edhe Thaçi, po mbahen në paraburgim në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.
Sot, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka një ditë të veçantë në jetën e tij.
Ai sot e ka ditëlindjen dhe i mbush 54 vjet.