Enver Hoxhaj refuzon takimin me Miroslav Lajçakun

Aktuale

Enver Hoxhaj refuzon takimin me Miroslav Lajçakun

Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:38
Enver Hoxhaj dhe Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak nuk do të mund të shkojë në zyrat e PDK-së.

Kjo pasi që ushtruesi i detyrës së kësaj parti, Enver Hoxhaj e ka refuzuar takimin me përfaqësuesin e BE-së për dialogun e Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajckun, kështu tha një burim brenda PDK-së.

Po i njëjti burim ka thënë se pritet që shumë shpejt të dalin edhe me qëndrim zyrtar rreth këtij takimi.

Kujtojmë që këtë të hënë në Kosovë do të vijnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Matthew A. Palmer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat