Kadri Veseli e feston prapa grilave ditëlindjen, ja si e uron Sami Lushtaku

Aktuale

Kadri Veseli e feston prapa grilave ditëlindjen, ja si e uron Sami Lushtaku

Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:48
Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli

Sami Lushtaku i PDK-së, ia ka dërguar një mesazh kryetarit të partisë që është në Hagë, me rastin e ditëlindjes.

“Në ditëlindjen e pazakontë, i dërgoj urimet më të përzemërta mikut, bashkëluftëtarit e bashkëmendimtarit tim, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për ditëlindjen e tij të 54.

Duke e njohur për më shumë se tri dekada, ai përbën figurën e njeriut të ndershëm e të drejtë, strategut e luftëtarit të denjë të UÇK-së, për tu shndërruar më pas në lider të ndërtimit të paqes dhe shtetit. Ndonëse i sfiduar padrejtësisht, ai dhe gjithë të tjerët do të dëshmojnë se lufta jonë ishte mbrojtëse dhe çlirimtare.

Shëndet e gjithë të mirat për Kadriun dhe familjen e tij!”, përfundon urimi i Lushtakut, që sivjet kandidon sërish për kryetar të Skënderajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat