“Veç mos e vrit dikë, je i punësuar”, deputeti i LVV-së tregon si po kthehen në punë personat që e kanë vjedhur shtetin e Kosovës

Aktuale

“Veç mos e vrit dikë, je i punësuar”, deputeti i LVV-së tregon si po kthehen në punë personat që e kanë vjedhur shtetin e Kosovës

Nga: N.Sh. Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:53
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se po kthehen në punë, shumë persona që e kanë vjedhur shtetin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, veç mos me vrit dikë, se Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbim Civil do të kthehet në punë.

Madje sipas tij, edhe pagat retroaktivisht kthehen.

“Shumë persona që e kanë vjedhur shtetin po kthehen në punë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil.

Veç mos e vrit dikë, ndryshe për vepra penale të korrupsionit edhe pagat retroaktivisht të kthehen”, shkruan Bajqinovci në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat